16:33 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dyshja e Chelseat pranë largimit, lidhen me klubin e njejtë

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel ka zbuluar se klubi gjerman nuk do ta transferojë asnjë lojtarë nga Premier League këtë muaj.

Schalke ka qenë i lidhur me transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Danny Rose dhe me dyshen e Chelseat, Danny Drinkwater dhe Ruben Loftus-Cheek.

SunSport raportoi javën e kaluar se mbrojtësi i Spurs ishte në bisedime me klubin gjerman pasi klubi londinez i dha leje lojtarit që të bisedojë me klube tjera.

Derisa ishte thënë se Maurizio Sarri dëshiron ta largojë Drinkwater, Schalke ishte vënë pas tij, transmeton IndeksOnline.

Dhe thuhej se gjithashtu skuadra e Domenico Tedesco i është bashkuar garës për transferimin e Loftus-Cheek në huazim.

Por, duket se reprezentuesi anglez ka vendosur të mbetet në klub dhe të sfidojë për një vend në formacionin bazë.

55-vjeçari, Heidel, iu tregoi gazetarëve në konferencën për shtyp se i janë ofruar 11 lojtarë nga kampionati anglez, por i refuzoi të gjithë shkaku i vlerës së lartë të tyre./IndeksOnline/