17:27 / E Premte, 12 Janar 2018

E çuditshme: Ja se si një student kosovar keqpërdorë opsionin “Edit” në Facebook [Foto]

Studentët e Universitetit të Prishtinës pothuajse të gjithë përdorin në rrjete sociale grupe të tyre për tu informuar me material të lëndëve që i posedojnë.

Në njërin prej tyre, është ai i Fakultetit Juridik ku disa studentë kanë shprehur interesim të mësojnë ndonjë material për provimin përkatës.

Mirëpo, “Indeksonline” ka siguruar fotografi përmes një lexuesi që ka dashur të mbetet anonim, se si studentët e keqpërdorin opsionin “Edit” në këtë grup në Facebook”.

Fillimisht, studenti që ka parashtruar pyetjen se a ka dikush teste të provimit “E drejta detyrimore” për afatin e Janarit. Një student i është përgjigjur me “Po”. Këtu pa dyshim që s’kishin munguar komentet e studentëve (Ai, ajo) për t’i siguruar këto teste.

Më poshtë shikoni foton e këtij postimi origjinal:

Ndërsa, pas disa orësh studenti anonim e kishte ndërruar komentin me opsionin “Edit” duke e shndërruar në “hajgare” si “Po une kom foto nudo të Ramush Haradinajt”.

E kjo lenë të nënkuptohet si shenjë për të keq te studentët për arsye se komentet më poshtë gati të gjitha kanë qenë të gjinisë femërore.

Më poshtë shikoni fotografitë të këtij mashtrimi të studentit: