18:56 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

E çuditshme, ky person kryen marrëdhënie me vrimën e lojës golf (Foto/Video)

Disa lojtarë të golfit në qytetin e Anglisë, Bebinton janë shokuar kur kanë parë një njeri duke kryer ‘marrëdhënie seksuale’ me vrimën e golfit, tek shtylla e flamurit.

Skena e çuditshme u kap në video nga lojtarët e shokuar që po shijonin një raund në të hënën e Pashkëve, shkruan Daily Mirror, përcjell Indeksonline.

Kjo video u ngarkua në rrjete sociale, teksa shihej njeriu që bien në fytyrë nga bari dhe pantollonat i zbret deri në gjunjë.

Lojtarët thanë se njeriu derisa bënte akte seksuale tek vrima aty, shikonte telefonin e tij. Pas rreth një minute, njeriu vendos përsëri flamurin në vrimë dhe ngrihet nga toka. Më pas ai tërheq pantallonat e tij dhe fillon të ecë.

“Është gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë për fat të keq. Unë nuk mendoj se ai ishte i dehur, sepse ai ishte duke xhiruar vetën” ka thënë njëri nga dëshimtarët.

Klipi ka tërhequr tashmë 335,000 shikime dhe qindra komente në mediat sociale.

Një zëdhënës i policisë së Merseyside tha se po heton incidentin./Indeksonline/