07:12 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

E çuditshme! Pinguinët bënë një ‘selfie’ të përkryer, me kamerën e rrotulluar (Video)

Eddie Gault ka kapur pamjet e këndshme të dy pinguinëve, në kamerën që e kishte lënë derisa po realizonte një dokumentar në Antarktik.

Gjallesa e goditi me sqep dhe e nuhaste pajisjen, duke menduar se është ndonjë pre që e ka zënë, derisa i shkoi pranë edhe një tjetër, transmeton Telegrafi.

“Ata bënë ‘selfie’ në kamerën time. Çfarë të bënin tjetër në këtë të ftohtë” ka thënë Gault në përshkrimin e videos.

Sjelljet e tyre kureshtare, u pëlqyen shumë prej shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, që e pëlqyen dhe e shpërndanë me shpejtësi.

Temat: