23:14 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

E dashura kishte shkuar me dy djem gjatë kohës që i jepem hapësirë njëri tjetrit- çfarë duhet të bëj?

Unë dhe e dashura ime u ndamë për një muaj dhe ajo u betua se nuk kishte shkuar me askënd gjatë asaj kohe.

Kur pash në telefonin  e saj unë mbeta i shtangur pasi kishte pasur mesazhe të burrave në një aplikacion të  takimeve dhe gjeta se kishte pasur marrëdhënie seksuale me dy prej tyre.

Ajo është 25 vjec, unë jam 26.

Ne kemi qenë së bashku për rreth një vit. Gjithçka ishte përfekte dhe unë kam qenë i sigurt se ajo ishte gruaja me të cilën do ta kaloja jetën time.

Por pasi erdhën disa kohë të këqija dhe kishim shumë probleme mes vete, ne  vendosëm të pushonim pak nga lidhja jonë.

Kur u takuam për të folur, e kuptuam se sa shumë na kishte munguar njëri tjetri dhe ramë në shtrat e bëmë dashuri.

Ajo tha se gjatë kësaj kohe nuk kishte qenë me askënd, ndërkohë nuk mund t’i rezistoja për të shikuar telefonin e saj.

Pas asaj që kam parë, si mund t’i besoj përsëri?

Përgjigja e ditarit: Nëse e dashura juaj u bashkua me djem të tjerë kur ju ishit të ndarë përkohësisht, ajo nuk po ju mashtronte.

Ndaloni të brengoseni për atë se çfarë ka ndodhur kur ju ishit të ndarë.

Në vend të kësaj, përqendrohuni në ato ditë që keni humbur derisa nuk keni qenë së bashku.

Nëse nuk i trajtoni çështjet themelore, lidhja mund të jetë në rrezik./Indeksonline/