08:28 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

E dashura më doli mashkull, por në shtrat ishte…

Një burrë  ka treguar historinë e tij të çuditshme që përjetoi me një femër të cilët e takoi në klub nate. Ai shtjellon befasinë që pati kur ajo u zhvesh në dhomën e gjumit.

Jam një 46 vjeçar dhe gjithmonë jam i drejt. Isha i martuar për 24 vjet dhe para se të divorcohesha kurrë nuk jam ankuar për performancën time në shtrat.

Një shok më tha të dilnim një natë në klub. Filluam të pinim në një lokal, por pastaj shoku më propozoi një klub homoseksualësh, transmeton Indeksonline.

Unë nuk kisha dëshirë, por ai më tha se atje rrinë njerëzit e të gjitha llojeve dhe se atmosfera është shumë e mirë atje.

Kur shkuam takova një vajzë me sy të mëdhenj, e cila filloi të vallëzoj me mua, pastaj më kërkoi t’ia paguaj një pije.

Ajo më tha të shkonim në banesën e saj, derisa shoku im tanimë kishte shkuar në shtëpi. Hipëm në taksi dhe ende pa hyr në banesë filluam të zhvishnim njëri tjetrin.

Arritëm brenda dhe ajo më shtyu në shtratin e saj. Tërhoqi rrobat e saj teposhtë dhe unë mbeta i shtangur kur pash cka kishte nën të. Megjithatë u ndjeva si mbret i botës.

Të nesërmen më zgjoi me një puthje dhe filxhan çaj, shkëmbyem numrat dhe unë ika në shtëpinë time.

Tani ajo më shkruan vazhdimisht duke më thënë të takohemi përsëri, por tani jam në hall se a jam bërë homoseksual edhe unë? /Indeksonline/