15:24 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

E dashura më ka tradhtuar me një më të vjetër, por…

Vajza që më pëlqen e ka pranuar se është duke pasur marrëdhënie me një mashkull më të vjetër, por unë nuk kam çfarë të bëj.

Ajo vetë ma ka pranuar se ka bërë seks me një 36 vjeçar, ndërsa unë nuk di ku të shkoj e çfarë të bëj. Unë jam vetëm 20 vjeçar.

Ne po ecnim shumë mirë, ndonëse ajo më kishte thënë se nuk dëshiron lidhje me mua. Pas kësaj ajo më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale.

Isha në dyshime por shoqja e saj e ngushtë më kontaktoi për të më treguar se shoqja e saj ka bërë diçka jo të mirë.

E prita jashtë dyqanit ku ajo punonte. Kur dol jashtë ajo u shokua kur më pa por më vonë pranoi të flasë më mua.

E pranoi se kishte pasur seks me një më të moshuar.

Tani ajo dëshiron që të përfundojë gjithçka me mua sepse po ndihet keq dhe në faj për atë që ka bërë.

A mundemi ta tejkalojmë këtë pjesë? Një pjesë e imja ende shqetësohet për të edhe pse nuk ishim zyrtarisht në lidhje.

Këshilla e psikologes:

Ti ke të drejtë që shqetësohesh sepse e do, por ajo siç duket nuk ndjen asgjë, pasi sikur të ndjente, do të kërkonte falje.

Siç kuptohet ajo dëshiron më shumë se vetëm seks me këtë njeri.

Opsioni më i mirë për këtë rast është të largohesh nga kjo situatë sepse mund të të bëjë të përfundosh i lënduar. Mund t’ia dalësh./Indeksonline/