10:42 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

E dehura rrëzohet në tokë, mbi trupin e saj kalon kamioni e traktori (Video)

Një femër e dehur nuk do ta mendonte kurrë që ajo do të ishte nata e saj e fundit që del, dëfrehet dhe përfundon e vdekur.

E reja doli nga lokali e vetme për të vazhduar rrugën për shtëpi të veten, pa mundur të kontrolloj as vetën, transmeton Indeksonline.

Por, ajo aq ishte e dehur sa rrëzohet në mes të rrugës pa ndjenja dhe në një rrugë të shkretë.

Pas pak çastesh, mbi trupin e saj kalon një traktor gjigant i cili e shkel dhe shoferi as nuk merr mundin të kthehet të shikoj se çka ndodhi.

Nuk kalon shumë kohë dhe vije një kamion i madh i stërmbushur me dërrasa, me peshë tonëshe e kalon mbi trupin e të rejës. /Indeksonline/