13:04 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme! Alban Ramosaj rrëfen për humbjen e babait..

I ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” ishte këngëtari shumë i njohur dhe i pëlqyer, Alban Ramosaj i cili përpos anës profesionale dhe si u bë pjesë e modelingut, foli edhe për humbjen e babait të tij, një rrëfim shumë prekës për publikun.

“Ishte diçka shumë e rëndë, shumë e madhe që nuk e kaloja dot, nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, kisha emocione të këqija sepse mungonte dikush në shtëpi”.

Këngëtari foli edhe për marrëdhënien me motrën, Beatrixin e cila mbrëmë i kishte thënë se i ngjan shumë babait të tyre kur artikulon fjalët.

“Nuk ta kam thënë asnjëherë, por zërin e ke komplet si babi”, i kishte thënë Beatrix.