19:32 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme: Futbollisti i Liverpoolit humb Botërorin

Alex Oxlade-Chamberlain do të humbasë Kupën e Botës këtë verë pasi u lëndua në gjunjë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës.

Mesfushori 24-vjeçar është larguar me barelë në minutën e 15-të të ndeshjes të së martës në Anfield pas një dueli me Aleksandar Kolarov.

Ai kishte një kontroll të mërkurën, i cili zbuloi një lëndim të ligament të gjurit, shkruan indeksonline.

“Shtrirja e lëndimit do të thotë se Oxlade-Chamberlain do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për Liverpulin, si dhe Kupën e Botës në Rusi me Anglinë,” thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

“Oxlade-Chamberlain tani do të fillojë një program rehabilitimi që do të mundësojë që ai të fitojë përsëri palestrën sa më shpejt të jetë e mundur, duke u rikthyer në sezonin e ardhshëm”. /IndeksOnline/