16:56 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme, gruaja e sëmurë jeton qe 13 vite në kafazin prej xhami të gjatë 25 metra (Foto)

Një grua e cila vuan nga një gjendje e rrallë shëndetësore kërcënuese për jetën, është detyruar të jetojë në një kafaz nga xhami për më shumë se 13 vite.

Ajo e kishte të pamundur të përqafonte fëmijët apo edhe bashkëshortin e saj. Bëhet fjalë për Suana Munoz nga Cadiz, Spanjë. Juana frikësohet se kurrë nuk do të mundet të përqafojë edhe nipin e saj të parë.

E vetmja dëshirë e saj është që të përqafojë më të dashurit dhe të jetë afër tyre edhe fizikisht. Kjo mund të arrihet përsëri në saje të një maske organike e cila është prodhuar në SHBA.

Por deri sa kjo të përgatitet për të, ajo është e detyruar të jeton brenda kafazit të gjatë 25 metra që ajo e quan shtëpi që prej një dekade. /Indeksonline/