09:27 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme: Vdes personi i katërt, aksidenti me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Foto)

Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt që ishte përfshirë në aksidentin me fatalitet që kishte ndodhur para dy muajsh në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Samet Belën, i cili prej asaj kohe ishte në gjendje kome.

Ndërsa, në aksidentin e rënd kishin vdekur në vend shokët e Sametit; Flamur Berisha, Enis Ceka dhe Artan Lika.

Deri te vet-aksidenti kishte ardhur si pasojë e mos-kontrollimit të veturës .

Vlen të theksohet se të ndjerët vinin nga fshatrat e komunës së Kaçanikut.

(Foto: Samet Bela)