08:37 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

E diel me vranësira në Shqipëri

Ditën e diel, 19 gusht, moti do të mbetet i paqëndrueshëm; pjesa e parë e ditës do të jetë me diell  ndërsa gjatë pjesës se dytë të ditës vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore dhe zonën qëndore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         16/33°C
Zonat e  ulëta           19/36°C
Zonat  bregdetare    21/35°C

Temat: