10:57 / E Hënë, 21 Maj 2018 / k.v

E diela me 29 aksidente dhe 962 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsejtë 29 aksidente trafiku prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 14 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës janë gjobitur 962 qytetarë për thyerje të rregullave të komunikacionit./Indeksonline/