08:44 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

E diela me 41 aksidente trafiku

Gjatë ditës së diele, në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku.

Prej numrit të përgjithshëm të aksidenteve, 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar 1165 gjoba kundërvajtëse.

Së fundit vërehet rënie e theksuar e aksidenteve sidomos e atyre me fatalitet./Indeksonline/