13:46 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E dua shumë të dashurën time, por nuk mundem pa e tradhtuar! Çfarë të bëj?

Kalova një natë të mrekullueshme me një grua të cilën e takova këtë të premte.

Po ndihem i turpëruar për vetën time, por kjo nuk është hera e parë.

Unë e dua të dashurën time, por çdo herë e tradhtoj atë.

Në vitin që lamë pas unë kam pasur marrëdhënie me të paktën 15 gra, ani pse unë kam një të dashur të mrekullueshme.

Unë gjithmonë zgjedh një femër kur dal nëpër bare në qendër të qytetit dhe përfundojë duke u zgjuar nga shtrati i tyre, pasi unë shtëpinë time e ndaj me tre djem të tjerë dhe aty nuk ka shumë privatësi, transmeton Indeksonline.

E dashura ime është 24 dhe unë jam 26.

Ne jemi së bashku për dy vite me radhë.

Ajo punon me orar të pjesshëm dhe jeton në një apartament me vajzën e saj 4 vjeçare të cilën e ka nga lidhja e kaluar.

Unë punojë me orar të plotë.

Të premten e kaluar unë arrita të shes në punë një shtëpi prej 1 milionë fund dhe unë isha mjaftë i gëzuar.

Kështu unë duhej ta festoja këtë, por e dashura ime tha se nuk mund të dilte se duhej ta ruante vajzën e saj- ose nuk donte të dilte.

Asaj nuk i pëlqen ta lë vajzën e saj me dikë tjetër.

Unë dola kështu me kolegët e mi të punës, filluam të pinim dhe kështu unë fillova të flas me një grua të bukur.

Më vonë shkuam te ajo dhe bëmë seks. Ishte thjeshtë e mahnitshme.

Jeta seksuale me të dashurën time ka vdekur për disa muaj.

Ajo nuk më lë kurrë ta shoh të zhveshur dhe gjithmonë insiston të bëjmë seks në një dhomë të errët, ndër mbuloja.

Ajo thotë se ka komplekse për formën e trupit të saj që pas lindjes, dhe në këtë mënyrë jam munduar disa herë që ta bindi për të kundërtën.

Pra, ka shumë pika që nuk e shijoj seksin në shumicën e kohës.

Unë e dua atë shumë dhe ndihem fajtor për këtë, por më nevojitet shumë jeta seksuale.

Nuk kam ide se çfarë të bëj për këtë…

Psikologja: Tradhtia nuk do zgjidh asgjë.

Por ju keni të drejt, lidhja juaj nuk mund të jetë e lumtur kur jeta juaj seksuale është e limituar.

Thuaj të dashurës tënde se duhet të flisni seriozisht- kur vajza e saj të jetë në gjumë ju mund të flisni seriozisht për këtë pa ju ndërprerë askush.

Shpjegoja se ti nuk mund të shohësh një të ardhme së bashku pa bërë ajo një progres në këtë gjë.

Nevojat e tua nuk janë të “paplotësuar”.

Sugjeroja që ajo të punojë më shumë në atë që të ju lë ta shihni të zhveshur duke pasur pak më shumë dritë në dhomën tuaj.

Kjo besoj që do jua përmirësojë jetën tuaj seksuale./Indeksonline/