07:31 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

E dua të dashurin por dashnorja lesbike po më ofron më shumë kënaqësi në shtrat

Jam duke pasur eksperiencë fantastike seksuale me një femër tjetër, por unë jetoj me të dashurin. Unë madje nuk e di a jam lesbike a po jo.

Unë dhe i dashuri jemi njoftuar para pesë vitesh dhe e dua atë.

Unë jam 29 vjeçare ndërsa ai 32. Gjithçka në lidhjen tonë ishte e mrekullueshme derisa para disa muajsh atij filloi t’i humbte interesimi. Ndjehesha se nuk po vlerësohesha sa duhet.

Jeta jonë seksuale u bë e mërzitshme. Gjatë gjithë kohës flisnim e bërtisnim kështu që një natë dola jashtë për të qetësuar kokën.

Vetëm ecja derisa e pash veten tek banesa e koleges time të punës. Ajo është 31 vjeçare. E thirra në telefon dhe I sqarova situatën kështu që ajo më ftoi brenda.

Ajo bëri atë që një shoqe e mirë do duhej të bënte, më dëgjoi dhe më ofroi verë për të pirë/

Pas pak ne filluam të flirtonim. Pak më vonë ajo më puthi, pastaj më kërkoi falje por unë ia ktheva puthjen.

Po përjetoja diçka për herë të parë. Pas puthjes vazhduam me seks.

Ishte diçka e paparashikueshme.

Pas kësaj u ktheva në shtëpi por që nga ajo ditë ne kemi vazhdimisht marrëdhënie.

Ajo kërkon që ta lë partnerin, nuk di si t’ia bëj.

Këshilla e psikologes:

Shihet se je dashuruar me të, por sa më shpejtë që merr një vendim më mirë do të ishte për ty.

Thuaji asaj se duhet të largohesh për pak kohë që ta qartësosh mendjen.

Pastaj thuaji edhe të dashurit se nuk je e lumtur me këtë lidhje që pot ë ofron.

Kështu do e zgjidhësh më lehtë këtë dilemë./Indeksonline/