21:18 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

E dua të dashurin tim, por e dashura lesbike është më e mirë në shtrat

Unë jam duke përjetuar në përvojë seksuale të mahnitshme me një grua, por unë jetoj me partnerin tim mashkull- dhe as nuk e di nëse jam me të vërtetë lesbike.

I dashuri im dhe unë u lidhem pesë vite më parë dhe e dua shumë.

Unë jam 29 vjeçe dhe ai është 32.

Gjithçka në marrëdhënien tonë ishte e shkëlqyer deri para disa muajsh, kur qëndrimi i tij ndryshoi papritur dhe ai ndali përpjekjet për lidhjen tonë. Më bëri të ndihesha e nënvlerësuar.

Edhe jeta jonë seksuale u bo jo-ekzistente.

Ne kemi qenë duke u zëne gjatë tërë kohës, dhe pas një zënke të madhe unë dola natën vonë për të qetësuar pak kokën time.

Isha duke ecur në këmbë dhe më pas kuptova se isha në rrugën ku jeton shoqja ime më e mirë nga puna.

Ajo është 31 vjeçe.

E thirra dhe i shpjegova se ku isha dhe arsyen, dhe ajo më ftoi.

Ajo bëri atë që çdo mik i mirë do të bënte- më dëgjoi duke pirë disa gota verë.

Kur i tregova për partnerin tim dhe se nuk kisha pasur marrëdhënie seksuale për dy muaj, ajo tha se i dashuri im është i çmendur sepse unë isha e bukur.

Ne filluam të flirtojmë në atë pikë.

Kjo nuk është krejt e re për ne kur ne kemi pirë, por këtë herë ajo më puthi dhe më pëlqeu.

Ajo kërkoi falje por unë i kërkova për të më puthur përsëri dhe papritmas ne ishim duke bërë marrëdhënie.

Ajo ishte shumë më mirë se ajo që kisha provuar deri më tani.

Ishte përvoja ime e parë me një vajzë,  por ajo e di çfarë të bëj që unë të “bërtas”- një ndjenjë që unë e kam harruar ta kem me partnerin tim.

Unë u ktheva në shtëpi ditën tjetër, por unë vazhdova të kem seks rregullisht me të gjatë muajit të ardhshëm.

Ajo thotë se gjithmonë ka ndjerë diçka për mua dhe tani ajo dëshiron që unë të largohem nga partneri im.

Më pëlqejnë vërtetë këto emocione të reja, por unë nuk e di nëse jam vërtetë lesbike.

Unë nuk dua të lëndojë partnerin tim, pasi ende e dua atë, por njëkohësisht nuk dua që as kjo marrëdhënie e re seksuale të përfundojë.

Përgjigja:

Ju jeni në mënyrë të qartë e dhënë pas kësaj vajze, por ju duhet të bëni një zgjedhje- dhe sa më shpejt, më mirë për ju,

Tregojini shoqes suaj se ju duhet të largoheni për pak nga njëra-tjetra, përderisa të zgjidhni marrëdhënien me partnerin tuaj në një mënyrë ose tjetër.

Ju do të jeni në gjendje të mendoni më qartë nëse nuk e shihni atë në të njëjtën kohë.

Tregojini të dashurit tuaj që nuk keni qenë e lumtur që një kohë me të dhe të ju tregojë se çfarë e ka bërë atë të ndryshojë.

Në këtë mënyrë besoj do keni mundësi ta qartësoni kokën tuaj dhe të bëni zgjedhjen e duhur për ju./Indeksonline/