20:12 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

E famshmja Emily para pasqyrës, rrit të pasmet me fotoshop (Foto)

Emily Ratajkowski është vërtet në formë, sidomos në foton që postoi këtë të mërkurë duke pozuar ngjitur me pasqyrën e tualetit.

Ajo njihet për shfaqje të formave të saj nëpër rrjetet sociale dhe pasarelat e mbarë botës.

Imazhi që postoi në Instagram i shfaqte format e saj më të zmadhuara se zakonisht, sigurisht me fotoshop, shkruan Indeksonline.

Duke veshur një fustan  që ishte aq i thjeshtë sa ishte joshës, modelja shkëlqeu nën dritën e vetme të tualetit.

Modelja 27-vjeçare  pozoi duke shfaqur një imazh të zjarrtë, në një tualet në Paris./Indeksonline/