13:59 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

E harrojnë qenin në veturë, për pak sa nuk ngordh nga vapa

Gjatë ditës së djeshme në Vjenë një qenë për pak sa nuk ka ngordhur.

Kjo për arsye se pronarët e kishin lënë brenda veturës dhe nxehtësia e madhe kishin bërë që qeni të përfundoi në një gjendje të rëndë.

Sipas raportimi, dritarja e pasme kishte qenë pak e hapur, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar, pasi temperatura e brendshme e vetures ishte e lartë, transmeton Indeksonline.

Policia arriti të shpëtojë Cocker Spaniel nga automjeti.

Qeni u dërguar menjëherë në Klinikën e Veterinarisë.

Kur pronarët u kthyen në vendin e ngjarjes, ata u treguan agresivë ndaj policisë dhe gjithashtu i abuzuan me fjalë.

Gruaja 31 vjeçe dhe burri 39 vjeç nuk mund të qetësoheshin gjatë veprimeve zyrtare dhe ata u detyruan t’i arrestonin sipas Kodit Penal./Indeksonline/