07:48 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E kam humbur virgjërinë me një të moshuar, tani…

Kam qenë duke pasur seks të mrekullueshëm me një burrë të moshuar, por i kam shkatërruar martesën atij dhe ndihem shumë në faj.

Jam 19 vjeçare nga Indonezia por jam këtu për të studiuar biznesin.

Një ditë në fakultet patëm një folës, i cili na dha leksione për biznesin e tij të suksesshëm. Unë bisedova me të dhe I thash se ishte frymëzues.

Ai dukej i kënaqur dhe më kërkoi te dilnim në drekë bashkë para se të nisej.

Kafeneja te fakulteti është e vogël andaj sugjerova një restaurant aty afër.

Pas bisedës ai më kërkoi ta shoqëroja në udhëtim.

Unë pa hezitim pranova. Ai është 41 vjeçar nga India. Është  i martuar dhe ka dy fëmijë, por ata jetojnë në Indi.

Më lypi numrin pastaj filluam flirtimin.

Pas një jave u takuam në Londër përsëri. Më pyeti nëse mund të më puthte.

Kurrë më parë një puthje nuk më ka pëlqyer kaq shumë. Koka ime po fluturonte.

I thash se po largohem por ai më kërkoi të rrija. Më tha se po binte në dashuri me mua.

Isha e kënaqur dhe ai më ftoi në dhomën e hotelit. Aty bëmë seks. Ishte hera e parë për mua por ndihesha në qiellin e shtatë.

Më tregoi se gruaja e tij ishte gjashtë vite më e vjetër dhe se ata nuk kishin marrëdhënie seksuale gati kurrë. Që të dy punojnë dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme për njëri tjetrin.

Filluam të takoheshim rregullisht, por nuk ishte çështja më vetëm tek seksi. Ne ramë në dashuri.

Me kalimin e kohës u bëmë si burrë e grua. Një ditë u zgjova me një sms të tmerrshëm në telefon, ku më thoshte se duhej të kthehej tek gruaja sepse ajo kishte parë sms-at tanë.

Unë nuk dua të shkatërroj martesën askujt. Familja ime do të turpërohej me mua.

Këshilla e psikologes:
Partneri juaj zgjodhi të mashtrojë gruan e tij.

Por gabimi juaj ishte përfshirja me një njeri të martuar.

Nëse ai ju kontakton përsëri, bëjani me dije se po bëni gjënë e gabuar. Nuk ka asnjë arsye që ta mësojnë as familjarët tuaj e as të atij./Indeksonline/

Temat: