15:31 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Atletico Madrid: Nuk ka oferta për Oblak

Atletico Madrid nuk e ka marrë asnjë ofertë për portierin Jan Oblak.

Shumë skuadra janë duke bërë ndryshime të portierëve, përfshi Chelsean, Liverpoolin dhe Real Madridin. Megjithatë, asnjë skuadër e përmendur, nuk është duke kërkuar një nga portierët më të mirë në Botë!

Bëhet fjalë për Jan Oblak, shkruan IndeksOnline.

“Askush nuk ka bërë ofertë për Jan Oblaj. Ne kemi situatën e sigurt dhe shumë futbollistë janë pjesë e rëndësishme e klubit tonë për shumë vite”, ka thënë Presidenti i klubit, Enrique Cerezo.

Cerezo poashtu thotë se mund të ketë nënshkrime të reja gjatë afatit të verës.

Klubi i Atleticos arriti marrëveshje me Lemarin dhe Rodrin. Poashtu, ana spanjolle, siguroi edhe për shumë vite yllin e skuadrës, Antonie Griezmann./IndeksOnline/