14:47 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

E konfirmon bosi i Bayernit: Boateng mund të largohet

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munchen.

Mbrojtësi gjerman ka marr dritën e gjelbër nga bosi, Karl-Heinz Rummenigge, transmeton IndeksOnline.

Në një intervistë, ai tha se Boateng mund të bëjë marrëveshje me ndonjë skuadër.

“Nëse vjen ndonjë ofertë, dhe lojtari thotë se dëshiron të luajë aty, ne do të merrmi me këtë gjë”, ka thënë Karl.

Boateng ishte transferuar në “Allianz” në vitin 2011 nga Manchester City, për shifrën 13.5 milionë euro.

Ende nuk ka pasur interesim serioz për mbrojtësin e Gjermanisë, por një nga skuadrat pretendente për t’i siguruar shërbimet e Boateng është Manchester United./IndeksOnline/