16:24 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Conte, ja kur debuton Barkley

Ross Barkley pritet të debutoj me Chelsean të mërkurën – në ndeshjen kundër Norwichit.

Trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte thotë se Barkley është duke u stërvitur në mënyrën më të mirë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës, transmeton IndeksOnline.

“Kemi pasur shumë ndeshje, po vërehet lodhja tek lojtarët. Ross është duke punuar mjaftë mirë në aspektin fizik dhe taktik. Ai është gati”, ka thënë Conte.

I transferuari nga Evertoni për 15 milionë funta, nuk ka luajtur ndonjë ndeshje futbolli për më shumë se 7 muaj./IndeksOnline/