18:44 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Emery, Neymar rikthehet gjatë kësaj jave

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery nuk e di se kur do të jetë i aftë të luaj Neymar JR, por thotë se ylli brazilian do t’i bashkohet skuadrës të premten ose të shtunën.

Neymar JR do të ri-bashkohet me skuadrën e PSG-së gjatë dy ditëve të ardhshme, por trajneri në largim Emery nuk e di se kur do të jetë i gatshëm të luajë ylli brazilian, transmeton IndeksOnline.

Lojtari më i shtrenjtë në botë pësoi një lëndim në fitoren e skuadrës së tij 3 me 0 ndaj Marseilles në fund të muajit shkurt.

Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Amiens, Emery dha një shpresë për Brazilin, se 26-vjeçari do të rikthehet pak ditë pa përfunduar kampionati.

“Sa i përket Neymarit, nuk e di saktësisht se kur do të kthehet të luajë – të premtën ose të shtunën, ai do të jetë këtu me ne”, ka thënë Emery.

Neymar ka shënuar 28 gola në 30 ndeshje në Ligue 1 që prej ardhjes së tij 222 milionë euro nga Barcelona.

Emery në ndeshjen ndaj Amiens do të jetë pa kapitenin Thiago Silva dhe anësorin Julian Draxler, të cilët kanë probleme muskulore./IndeksOnline/