19:37 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmon FFK: Ja kur përfundon stadiumi i Prishtinës

Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati për ndeshje brenda 70 ditëve.

Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi në një prononcim për ‘Gazeta Blic’ ka thënë punimet në stadiumin e Prishtinës do të jenë gati për afro 70 ditë.

“Stadiumi i Prishtines do të jetë gati për dy muaj apo 70 ditë. Punimet janë duke u zhvilluar dhe fatmirësisht koha është në favorin tonë. Moti është i mirë dhe kjo po na ndihmon që të mos ndalen punimet. Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati për ndeshjet e Kombëtares në Evropian dhe në kohën kur ne duhet t’i dërgojmë raportin UEFA-së”, ka thënë Ademi.

Ndërsa Këshilltari i lartë politik nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Samir Hoxha ka folur për intervenimet e fundit që janë bërë në stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

“Bazuar në kërkesën për ecurinë e punimeve ne stadiumin e qytetit në Prishtinë të gjitha punimet e vrazhda apo 50% të punimeve konform projektit te ri-projektuar sipas rekomandimeve të UEFA-së siç janë tribunat me zhveshtoreve, sanitaria me hyrjet e reja si dhe ashensori, që janë realizuar ndërsa ne vazhdim janë perimetri i stadiumit me parking dhe rrethojë sigurie po ashtu punët ndërtimore dhe zejtare, ujësjellësi dhe kanalizimi, elektrika dhe punët makinerike”, tha fillimisht ai.

Hoxha gjithashtu ka folur edhe për mundësinë e zhvillimit të ndonjë ndeshje të Prishtinës në Superligë në stadiumin e Qytetit.

“Ndeshje këtë edicion nuk do te ketë pasi që stadiumi pritet te përfundojë ne gjysmën e muajit maj, ku deri në fillim të muajit qershor të behët pranimi teknik i objektit, e pastaj do të ketë ndeshje testuese të stadionit të monitoruar nga zyrtarët e UEFA-së për te parë a është realizuar sipas rekomandimeve”.

“Sa përket ultimatumit të UEFA-së është në dijeni me ecurinë dhe procesin e punimeve, por në fund te muajt mars do te jenë inspektorët e UEFA-së për te para dinamikën e punimeve që të paraqitet Stadiumi i Prishtinës për ndeshjet kualifikues”, përfundoi ai.

Sekretari i FFK-së Eroll Salihu po ashtu sikur Agim Ademi ka thënë që ndeshje mund të ketë vetëm nëse përfundojnë punimet më herët.

Kjo është deklarata e tij.

“Punimet në stadiumin e Prishtinës janë duke vazhduar. Ndeshje të kampionatit do të ketë vetëm nëse perfundojnë punimet para mbylljes së sezonit. Stadiumi duhet të përfundojë afër muajit maj, kur edhe UEFA do të vijë për inspektimin e punimeve. Gjithashtu do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me ndonjë Përfaqësuese të huaj, të cilën ende nuk e kemi vendosur”.