20:32 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmon UEFA: Sanchez luan në Ligën e Kampionëve

Alexis Sanchez u transferua në Manchester Unitedi nga Arsenali.

Menjëherë pas transferimit të kilianit në “Old Trafford”, drejtuar UEFA-s ka pasur shumë pyetje se a ka të drejtë të luaj Sanchez në Ligën e Kampioënve.

Reagimi i shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë ka qenë shumë i shpejtë.

“Ai nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kështu Sanchez mund të regjistrohet në ekipin e Unitedit për raundet eliminatore”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

44.01 – Për të gjitha ndeshjet nga fillimi i raundit 1/16, një klub ka të drejtë të regjistrojë tre futbollistë të rinj. Regjistrimi duhet të përfundojë deri më 1 shkurt 2018.

UEFA poashtu ka zbuluar listën e futbollistëve kilian që kanë luajtur më së shumti në Ligën e Kampionëve.

51 paraqitje nga Arturo Vidal (Leverkusen, Juventus dhe Bayern Munchen).

48 paraqitje Alexi Sanchez (Barcelona dhe Arsenal)

35 paraqitje David Pizarro (Inter dhe Roma)

28 paraqitje Junior Fernandes (Leverkusen dhe Dinamo Zagreb.

Kujtojmë se skuadra e Jose Mourinhos do të takohet me klubin spanjoll, Sevilla më 21 shkurt, kurse ajo e kthimit më 13 mars./IndeksOnline/