10:30 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Wenger: Sanchez mund të largohet

Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit – e ka konfirmuar largimin e Alexis Sanchezit.

Sanchez është i lidhur ngushtë me një transferim në Manchester United. Lajmin për transferimin e kilianit në “Old Trafford” e ka konfirmuar edhe trajneri francez, transmeton IndeksOnline.

“Kjo mund të ndodhë, por nëse nuk do të ketë marrëveshje ai do të luaj të shtunën. Por e them edhe njëherë kjo mund të ndodhë”, ka thënë Wenger.

Përveç skuadrës së Jose Mourinhos, të interesuar për Sanchezin janë edhe Manchester City dhe Chelsea./IndeksOnline/