15:38 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

E konfirmuar: Haradinaj heq suspendimin për pagën e vet dhe kabinetit qeveritar

Indeksonline ka raportuar sot se në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj do të heq suspendimin për pagën e vet dhe kabinetit qeveritar.

Kjo gjë tashmë është konfirmuar.Qeveria ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave.

Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i Qeverisë i 1 shkurtit për pezullimin e vendimit të Qeverisë.Haradinaj tha se pas kësaj obligohet Ministria e Financave për ta zbatuar këtë vendim. Por ministri i Financave Bedri Hamza tha se kjo cështje duhet të rregullohet me Ligjin për Paga.

“Dhe ky vendim të akomodohet brenda ligjit për paga duke pasur për bazë që kemi një situatë të re juridike nga Gjykata”, tha Hamza. Me këtë është pajtuar edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se ligji do të jete zgjidhja për të gjithë. “Deri atëherë kërkoj nga ju që të zbatoni vendimin e qeverisë”, tha Haradinaj. Qeveria ka ndarë 20 mijë euro për alpinisten Uta Ibrahimin.