21:39 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

E kupton që po i jep makinës në trotuar? Policia ndalon 1-vjeçarin

Një shofer 1 vjeç është kapur për drejtim pa licensë, por ia doli të lirohet vetëm prej ëmbëlsisë.

Policia në lagjen e Bostonit të Malden tha se ata kërkuan ndalim qarkullimi pasi panë Greyson Salerno që ngiste një makinë të kuqe në trotuar.

Një oficer e ndaloi 1-vjeçarin dhe bëri sikur po i jepte një gjobë.

Fotografitë e këtij rasti janë bërë virale në mediat sociale. Përvec kësaj vogëlushi mbante veshur një bluze që shkruante: “Nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”, dhe shpëtoi nga gjoba.

Nëna e djalit tha se ndihet shumë mirë që vogëlushi ka dhënë shumë buzëqeshje në rrjete sociale. Mbi të gjitha, shpreson që kur të rritet të bëhet një shofer i mirë.