10:12 / E Enjte, 12 Korrik 2018

E lidhin për peme dhe e godasin 80 herë, kishte pirë alkool para 1 dekade

Një burrë nga Irani është goditur 80 herë publikisht, pasi u dënua se kishte pirë alkool në një dasmë, një dekadë më parë.

Amnesty International e ka dënuar këtë akt “të tmerrshëm”, pasi mediat vendase e kanë postuar një fotografi që tregon të riun të lidhur për një peme dhe rrihej me kamxhik në shpinë nga një njeri i maskuar, ndërsa një turmë e shikonte nga larg.

Sipas prokurorit publik të Kashmar, personi i njohur me inicialet MR kishte konsumuar alkool gjatë një martese kur ai ishte 14 vjeçar, ku pas një përleshje që ndodhi në atë natë ka mbetur i vdekur një 17 vjeçar.

Prokurori tha se përderisa MR nuk ishte përfshirë për vrasje, ai duhet të marr dënimin që kishte konsumuar alkool./Indeksonline/