11:08 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

E mashtroi shokun duke ia marr 2250€, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Pavlan të Pejës, i cili dyshohet se ka mashtruar një person tjetër.

“Me 18.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull K/Shqiptar duke ia marrë atij 2250 €.  I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/