10:45 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

E mbani mend ”Tata” Martinon? Ai pritet të emërohet trajner i Kombëtares së njohur

Aventura e Gerardo ”Tata” Martino në Atlanta United mund të përfundojë së shpejti.

Ish-trajneri i Barcelonës është kandidati favorit që ta marrë drejtimin e Kombëtares së Meksikës.

ESPN Deportes tani shkruan se Martino do të largohet nga Major League Soccer për t’u emëruar trajner i ”El Tri”, transmeton IndeksOnline.

Mediat fillimisht shkruan se Kombëtarja meksikane kishte kontaktuar edhe trajnerin, Marcelo Bielsa.

Por, tani besohet se argjentinasi, Martinob është në krye të listës.

Federata e Futbollit të Meksikës, saktësisht, u refuzua nga Bielsa pasi ky i fundit është aktualisht trajner i Leeds United./IndeksOnline/