“E mbulon” marrja, mbyllë Facebook-un hoxha i Rahovecit [Foto]
Hoxha nga Rahoveci, Bedri Bytyqi është penduar lidhur me deklaratën skandaloze për vdekjen e babait të Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, bacës Hilmi.
Hoxha pasi ka shkruar në Facebook, se në varrim të Hilmiut nuk duhet të shkojnë hoxhollarët, pak minuta më vonë e ka fshirë statusin nga llogaria e tij personale.
Indeksonline mëson se Bytyqi tani ka mbyllur edhe krejt Facebook-un pas kësaj ngjarje që ndodhi.
“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!” “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…”, kishte shkruar Bytyqi, në rrjetin social FB.
Kështu, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe BIK-u. Krye imami, Sabri Bajgora ka thënë i njëjti nuk është imam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Sipas tij, ai vetëm vetës i thotë se është hoxhë.
“…Nëse ai, ose kushdo tjetër, do të ishte imam i BIK-ut, edhe e thotë një këso deklarate, automatikisht do të merreshin masa ndaj tij. Kush është ai, ose kushdo tjetër që me tregu se kush duhet me e varros e kush jo”, ka shtuar Bajgora.
Ndërkaq, varrimi i babait të kryeministrit Haradinaj, Hilmiut do të bëhet nesër në varrezat e Gllogjanit./Indeksonline/