21:42 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

E ndal kriminelin, polici propozohet për futboll amerikan (Pamje)

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e gjithë vëmendja është përqendruar tashmë te një hero i ri, i panjohur, që vjen nga radhët e policisë.

Protagonist në një ndjekje kriminelësh në autostradë, pas garave me makina, gjithçka është zhvendosur në një garë vrapimi, prej nga ku kanë shpërthyer aftësitë e jashtëzakonshme të policit, tashmë “mbret” i rrjeteve sociale, aq sa është propozuar për një kontratë në NFL.

Sikurse dëshmohet nga pamjet filmike që qarkullojnë në rrjet, në ndjekje të kriminelit janë vënë një ekip policësh, por dashakeqi vijon të ruajë epërsinë në atë që duket si një garë vrapi mes tij dhe forcave të rendit.

Më pas, si nga hiçi, prej shumë më mbrapa spikat një polic, i cili duket sikur fluturon me shpejtësinë e tij, aq sa për të rekuperuar një distancë të konsiderueshme në vetëm pak momente, për të parakaluar kolegët e tij dhe për të arritur deri te krimineli, të cilin e ka ndalur në mënyrë ekzemplare, me një hedhje fluturimthi, pikërisht sikurse jemi mësuar të shohim në Ligën e Futbollit Amerikan.

Pikërisht për vrapin e tij dhe mbërthimin e kriminelit, polici ka fituar zemrat e publikut që e ka propozuar për një kontratë në NFL.