18:59 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Maqedoni fiton 25 mijë euro në bastore, ky është reagimi i tij (Video)

Vane Lesnovski lirisht mund të marrë epitetin e strategut. Maqedoni ka arritur të fitojë plot 25 mijë euro duke luajtur një bastore me 15 euro. Vane i luajti 23 ndeshje për pesë ditë duke arritur t’i zë të gjitha ndeshjet, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e fundit që e priste në tiketë ishte ajo mes Sevillës dhe Manchester Unitedit të cilën e kishte X2. Bashkë me shokët e tij, maqedoni po e shikonte lojën në një bastore duke mos e mbrojtur fare nga siguria se do ta zë.

“Gjëja e parë që do ta bëj pasi t’i marrë paratë do të jetë blerja e fanelës së De Geas. Ai është më meritori që unë e arrita qëllimin” ka thënë Lesnovski./Indeksonline/

Temat: