17:24 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

E pëson keq shqiptari në Greqi, e turpshme ç’mbante brenda fast food-it!

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi ka rënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari, i cili kishte në pronësi një dyqan fast food të përgatitjes  së sufllaqeve e hamburgerëve, gjithçka që tregtonte në dyqanin e tij, e kishte të vjedhur.

Lokali ndodhej në Aka, ndërsa vjedhjet janë kryer në periferinë jugore të qytet.

Sipas policisë vendase, brenda restorantit janë gjetur ushqime, birra, shishe uji, pije freskuese, patate, mish, vajë si dhe produkte të tjera, të vjedhura në dyqane të ndryshme.

Më pranga kanë rënë pronari i lokalit si dhe dy shqiptarë të moshave 28 dhe 37 vjeçe.

Produktet në kuzhinën e lokalit i nxorën zbuluar, ndërsa dyshohet se kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.