11:11 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

E rëndë, krokodili gati ia këput dorën trajnerit që po e ushtronte (Video +16)

Pavarësisht se kafshët sado që janë të egra, nuk i shkaktojnë dëme atyre që i trajtojnë.

Por, një krokodil duket se nuk është aq mirënjohës ndaj trajnerit të tij, i cili ishte marr nga fillimi me të, transmeton Indeksonline.

Në një kopsht zoologjik në Tajlandë, trajneri po demonstronte diçka para publikut, pa e ditur çka do ta gjente.

Ai fut dorën në gojën e krokodilit, ushtrim të cilin e kishte praktikuar edhe më herët.

Por, në një moment krokodili mbyll gojën dhe ia kafshon krahun, duke i shkaktuar plagë të rënda. /Indeksonline/