18:10 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E shohin me sytë e tyre motorin e avionit duke u copëtuar në ajër (Video)

Udhëtarët e tmerruar dëgjohen duke thirrur ‘lidhuni’ ndërsa motori i avionit bie në Oqeanit Paqësor.

Një video e publikuar nga një burrë tregon motorin e ekspozuar që lëkundet në erë ndërsa pjesët të lirshme varen nga një fije.

Pamje të tjera tregojnë momentin kur udhëtarët në fluturim nga San Francisko në Havai vazhdimisht thërrasin ‘brace’ në përgatitje për një ulje emergjente.

Por thirrjet e shqetësuara kthehen në gëzime pasi duket se ato nuk janë më në rrezik, pavarësisht nga motori që dukshëm po copëtohet.

“Ishte një zhurmë e madhe … dhe pastaj aeroplani me të vërtetë filloi të dridhej”, tha pasagjeri Allison Sudiacal për Hawaii News Now. /Indeksonline/