18:53 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

E thotë publikisht braziliani: Më lejoni të shkoj te Barcelona!

Barcelona vazhdon të jetë e lidhur fuqishëm me transferimin e dy brazilianëve në afatin e janarit, Coutinhos e Yarri Minas. Ky i dyti edhe publikisht ka kërkuar kalimin te skuadra katalonase.

Në një intervistë për një gazetë braziliane, Mina ka thënë se e dëshiron me çdo kusht kalimin te Barca.

“Jam treguar gjithmonë korrekt me skuadrën, dua që edhe ata të bëjnë një gjë të tillë. Dua të më lejojnë të bashkohem me Barcelonën. Është për të mirën time, por edhe të skuadrës” ka thënë Mina.

Raportohet se gjatë vikendit Barca do të dorëzoi ofertë prej 12 milionë funtash për mbrojtësin shtatëgjatë, ofertë e cila pritet të pranohet nga skuadra e Palmeiras. /Indeksonline/