17:40 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme, Liqeni i Badovcit i stërmbushur me mbeturina (Video)

Reshjet e fundit të shiut kanë lënë pas pasojat në disa pjesë të vendit.

Por, si çdo herë, edhe kësaj radhe reshjet e kanë lënë në një gjendje të tmerrshme Liqenin e Badovcit.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një  video të bërë rreth liqenit, ku shihen mbeturina të shumta.

Ndonëse, papastërtia duket se nuk është vënë në pah vetëm nga reshjet, pasi që edhe më larg liqenit shihet një sasi e madhe mbeturinash e shpërndarë nga njerëzit.

Shikoni videon e mëposhtme për të kuptuar gjendjen në Liqen të Badovcit. /Indeksonline/