22:23 / E Martë, 09 Janar 2018

E tmerrshme, pamje të një gruaje që u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj (+18)

Suzanne Hill mendonte se burri i saj e donte atë, por ai kishte një të kaluar të fshehtë.

Ajo që në fillim ishte trajtim si “mbretëreshë’ u kthye në trajtim “kafshësh”.

Kjo pasi ai e kishte maltretuar, dhunuar e rrahur gati deri në vdekje, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Ajo ka ndarë disa fotografi të tmerrshme të lëndimeve që ajo ka pësuar nga duart e bashkëshortit të saj brutal, David Jennison, i cili kohë më parë kishte mbytur ish të dashurën e tij.

Në një prej netëve, ai kishte shpërthyer, duke e rrahur dhe gati duke e mbytur Suzanën dhe e kishte futur në një qese. Trupi i saj u gjet nga djali i saj në korridor i zhytur në gjak.

Hill kaloi pesë ditë duke u rikuperuar në spital, pa u munduar t’i hapnin sytë sepse ishin aq të fryer nga sulmi.

Tani Jennison, 52 vjeç, është klasifikuar si një autor i “rrezikshëm” dhe i është dhënë një dënim i zgjatur.

Dhe Suzanne Hill ka lëshuar imazhe që grafikisht ilustrojnë përvojën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për realitetet e dhunës në familje.
Për më shumë, shihni dhe vlerësoni vet ju këto akte dhunë të kësaj gruaje që pësoi nga burri i saj i dhunshëm në Britani të Madhe, transmeton Indeksonline.