21:38 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme, vajza 11 vjeçare lind një bebe, u përdhunua nga 6 meshkuj

Një vajzë 11-vjeçare ka lindur një bebe nëpërmjet prerjes cezariane, pasi ajo u përdhunua nga gjashtë meshkuj.

Ajo u zbulua javën e kaluar se vajza ishte mbi tetë muaj shtatzënë pas sulmit të përsëritur në Rajkot, në Indinë perëndimore, shkruan Metro.uk.

Pas rastit tronditës që u shfaq ajo lindi një vajzë të vogël në spital.

Policia tani thotë se është përdhunuar nga grupi i njerëzve që e joshen duke ofruar punë asaj për pastrimin e shtëpive të tyre.

Raportet nga NDTV thonë se foshnja është në një njësi të specializuar pasi vuan nga probleme shëndetësore. Policia po merr në pyetje pesë burra dhe një adoleshent pas ankesave të nënës së saj. /Indeksonline/

Temat: