11:11 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

E vë pitonin në qafë për show, por i ndodh diçka e pazakontë! (Video)

Një kujdestari gjarpërinjsh i kushtoi shtrenjtë dashuria dhe kujdesi që kishte për ta.

Derisa indiani në Uttar Pradesh po mbante në qafë një piton për të bërë një shfaqje, për një moment situata u tensionua, transmeton Indeksonline.

Gjarpri filloi ta shtrëngoi në qafë burrin i cili u shtri në tokë, derisa publiku mendonte se e tëra ishte pjesë shfaqjes.

Kur e panë se ai humbi vetëdijen dhe u shtri përtokë, tre burra nga publiku e kapën atë dhe e dërguan në spital.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, derisa nuk dihet se si përfundoi. /Indeksonline/

Temat: