15:31 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

E zbulojnë gjermanët, jeleku me rënë i ndihmon nxënësit të mësojnë më shumë! (Foto)

Shkollat ​​në Gjermani po përdorin xhaketa të mbushura me rërë për të cilat peshojnë 2.7 kilogram qëllimi i të cilave është ti qetësojnë fëmijët hipëraktiv dhe t’i mbajnë ata në vendet e tyre.

Gerhild de Wall, një mësues në Shkollën Grumbrechtstrasse, në Hamburg, thotë se nxënësit e duan veshjen e tyre dhe është gjithmonë një opsion, por kurrë një urdhër, shkruan The Guardian, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se nxënësit janë pyetur nëse duan të veshin xhaketën për t’u përqendruar dhe të ndihen të përqendruar në mësim.

“Fëmijët që shqetësohen shumë ose kanë një çrregullim shqisor shpesh kanë probleme në zgjidhjen e një stimulimi nga një tjetër”, tha ajo.

Kjo xhaketë i ndihmon ata të kenë një ndjenjë më të mirë për veten e tyre. Por shumë prindër dhe psikiatër kanë shqetësime serioze.

Xhaketa, të cilat kushtojnë mes 124 dhe 150 euro, aktualisht po përdoren nga 200 shkolla në të gjithë Gjermaninë.

Prindi Barbara Truller-Voigt ka një djalë nëntëvjeçar, Frederick, i cili herë pas here vesh këtë jelek rëre 2kg për të trajtuar ADHD e tij. “Ai mund të përqendrohet më mirë dhe është më i aftë të marrë pjesë aktive në mësime, sepse ai nuk shpenzon tërë kohën duke u përpjekur t’i mbajë krahët dhe këmbët nën kontroll”, tha ajo për Guardian.

ADHD është një çrregullimin i vëmendjes së tek fëmijët hiperaktiv.

Mendohet të shkaktohet nga një çekuilibër kimik në tru që ndikon në pjesët që kontrollojnë vëmendjen, përqendrimin dhe impulsivitetin.

ADHD ndikon në 3 deri në 5% të fëmijëve në mbarë botën./Indeksonline/

Temat: