16:36 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

E zbulon Leno: Ja çfarë më tha Mustafi për Arsenalin (Foto)

Skuadra e Arsenalit ka transferuar portierin gjerman, Brend Leno.

Leno do të jetë transferimi i ri i Arsenalit, por do të jetë një lojtar i huaj kur ai hyn në dhomën e veshjes për herë të parë, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, portieri gjerman njeh mjaftë mirë disa lojtarë të “Topçinjve”. Madje ai ka zbuluar një bisedë që kishte me Shkodran Mustafin, i cili e njoftoi për gjendjen e klubit anglez.

“Unë tashmë e njoh Mustafin dhe Ozilin. Plus Xhakën, Aubameyangin dhe Mkhitaryan që të gjithë luajtën në Bundesliga. Kam biseduar me Shkodranin për Arsenalin shumë muaj më parë. Ai më tha se është një klub fantastik me një super stadium dhe tifozë të mrekullueshëm”.

“Unë e njoh Mustin për më shumë se 11 vite. Ne u rritëm së bashku në ekipet kombëtare të të rinjve. Është qesharake të na shohësh së bashku në Arsenal tani!”, ka thënë Leno.

Leno nënshkroi kontratë afatgjate me Arsenalin. Ai u transferua nga Bayer Leverkusen, klub ky që bëri afro 230 paraqitje./IndeksOnline/