22:59 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E zura duke shkruar mesazhe me një tjetër dhe e lashë, por…

E kam zënë ish të dashurën duke shkruar me një tjetër dhe e lashë atë pa diskutim. Por tani e dua përsëri atë të jetë me mua vetëm se nuk e di nëse do të mund të ndalem së kontrolluari telefonin e saj,

Unë e kam kontrolluar telefonin e saj muajin e kaluar dhe i kam parë mesazhe e foto me një mashkull të cilin e kishte shok para se ne të njiheshim.

Unë isha i nervozuar dhe u ndava nga ajo.

Që të dy kemi nga 22 vjet dhe jemi së bashku për pothuajse një vit.

Gjithmonë kam pasur probleme me besimin andaj edhe i kam kontrolluar asaj telefonin.

Një ditë shkova të shëtitem dhe të pastroj kokën. Pasi e mendova mirë e mirë vendosa t’i jap asaj edhe një shancë tjetër.

Ajo më ka thënë se nuk e mbanë mend kur ia ka dërguar mesazhin por e di se po më gënjen.

Ia kam kontrolluar profilin e facebook-ut dje sepse ajo po shkon për vikend në shtëpi, ku do të takohet me një djalë. Ndoshta ata të dy do të shikojnë ndonjë film të përqafuar. A mos ndoshta po bëj paranojë?

Përgjigja e psikologes:

Shihet qartë që ti ndjen shumë për të por ju kurrë nuk do të jeni të lumtur në këtë mënyrë.

Tregoji asaj se ju dy duhet të arrini disa marrëveshje. Është në rregull që ajo ta kalojë vikendin me një shok tjetër, por nëse ju nuk bini dakord për disa gjëra themelore atëherë bëni mirë të ndaheni me kohë./Indeksonline/

Temat: