14:06 / E Shtunë, 09 Qershor 2018

E63 S AMG poshtëron super makinat në start

Në letër super makinat nuk duhet të hasin vështirësi përballë një sedani luksoz si E63 S AMG.

Megjithatë kjo makinë zotëron një fuqi marramendëse. Motori 4.0-litër V8 prodhon 604 kuaj fuqi duke vendosur në shënjestër disa super makina.

Kanali në Youtube SUPERCARDRIVER vendosi të teston potencialin e AMG-së duke e vendosur përballë Ferrari GTC4Lusso T, 488GTB dhe Porsche 911 GT3.

Pasi të keni shikuar këtë video do të keni tjetër mendim për AMG-në por edhe super makinat që janë përballë saj.

E63 S thyen GTC4Lusso, i qëndron afër Porsche 911 GT3 por humbet përballë 488 GTB.

Porsche qëndron më afër AMG-së edhe pse ka vetëm 500 kuaj fuqi. Nëse dëshironi të mundni një AMG, duhet të merrni një Ferrari 488 GTB me motor 3.9-litër V8.

Me 661 kuaj fuqi, super makina italiane lihet prapa në start por rikuperon me shpejtësi dhe kalon AMG-në.

Temat: