11:12 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ecja për 35 minuta në ditë mund të përgjysmojë rrezikun e një goditje të rëndë të trurit

Një shëtitje e përditshme mund të përgjysmojë rrezikun e njerëzve të moshuar për një goditje të trurit më të rëndë, sipas një studimi.

Ky studim gjeti se ata persona që kishin pësuar një goditje, kishin një praktikë të ecës së rregullt të paktën 35 minuta, do të vuanin sulme më të lehta se sa ata persona që nuk kishin.

Autorja e studimit, profesoresha Katharina Sunnerhagen, e Universitetit të Goteborgut në Suedi, tha: “Ka një numër gjithnjë e më të madh dëshmish që aktiviteti fizik mund të ketë efekt mbrojtës në tru dhe hulumtimi ynë i shton ato prova”.

Këto gjetje të fundit u bazuan në 925 njerëz me një moshë mesatare 73 vjeçare që kishin një goditje në tru./Indeksonline/