21:52 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ecte 18 km për të shkuar në punë, kolegët bëjnë gjestin human kur e zbulojnë (Foto)

Disa punonjës të UPS u bashkuan së bashku për të blerë një makinë për kolegun e tyre, pasi mësuan se bënte çdo ditë 18 kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në punë.

Në mënyrë që të mblidhte të ardhura për vajzën e tij dhe familjen Trenton Lewis nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të zgjohej në tre të natës dhe të shkonte në punë, përcjell alebu.com

21-vjeçari nuk i tregoi askujt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk kërkonte justifikime prej 7 muajsh që ai ishte në punë.

Por punonjësit e tjerë arritën që ta zbulonin. Dhe javën e kalur ndërmorrën një gjest shumë të rrallë. Ata i kërkuan Lewis që të vinte në një mbledhje të shkurtër sindikale.

Kur u shfaq në mbledhje fytyra e tij u ndryshua komplet. Nga habi kaloi në një buzëqeshje mirënjohëse pasi kolegët e tij i dhanë çelsat e një makine të re.

Ata i dhuruan një makinë që kushton pak më pak se 2.000 dollarë dhe tashmë i riu nuk duhet të ngrihet herët dhe të ecë me orë në shi dhe dëborë por do të shkojë me makinë në punë.